May 21, 2012

  • Shah

    “Festivali i Shahut”, në Muzeun Kombëtar

    Në kuadër të veprimtarive për nder të 100 vjetorit të pavarësisë, Federata Shqiptare e Shahut organizon aktivitetin “Festivali i Shahut”, në mjediset e muzeut Historik Kombëtar. Aktiviteti mbyllet të mërkurën më 23 maj, ku do të shpallet kampionia e kampionatit të 35-të kombëtar individual për femra dhe kampionët e 44-ër në disiplinën e të rinjve. Aktiviteti zhvillohet çdo ditë nga ora 16:00-20:00. “Festivali i Shahut”, në Muzeun Kombëtar

  • Teatri i Metropolit

    “Petriti dhe Ujku” në Teatrin e Metropolit

    Në datën 26 maj, ora 10:30, në sallën “Çehov” të Qendrës Kulturore Tirana, shfaqet baleti për fëmijë “Petriti dhe Ujku”. Petriti dhe ujku është një përrallë e kamotshme e stilizuar në balet. Edukative, me humor dhe plot moral. Një grup fëmijësh balerinë dhe një narrator që tregon fabulën, na serviren në një ambient ekzotik. Kjo përrallë-balet vjen nga koreografi Llaqi Nako. Skenografia dhe kostumografia është punuar nga Taulant Pustina.

  • Hirushja

    Spektakël teatral për fëmijë që nuk dëgjojnë

    Fondacioni Magis organizon në datën 23 maj, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Komedisë në Tiranë, në kuadër te projektit Diagnoza, një spektakël për fëmijë që nuk dëgjojnë. Gjatë këtij aktiviteti teatral laboratorik të integruar, fëmijë që dëgjojnë dhe nuk dëgjojnë do të do të recitojnë së bashku. Aktiviteti, i organizuar me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, do të mbyllet me spektaklin teatral “Hirushja” të Elma Delmazit, bazuar në versionin antik të operës. Luajnë nxënësit e institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë.

  • Street Dance 2

    3D – Street Dance 2 në Imperial

    Kur kercimtari me i mire i rruges  Ash (Hentschel), mposhtet ne skene nga skuadra amerikane Invincible(te pamposhturit),vendos te mbledhe kercimtaret me te mire nga e gjithe bota per te marre pjese ne garen e ardhshme. Synimi I tij eshte te sjelle nje risi duke nderthurur stile te ndryshme kercimi.Ash bie ne dashuri me nje balerine te bukur latine dhe  zbulon magjine dhe pasionin e kercimit gjate pergatitjes per pjesemarrjen ne finalen boterore te kercimit te rruges. Zhanri: Drame, Balet Regjia: Max Giwa, Dania Pasquini Skenari: Jane English AktorË: Falk Hentschel, Sofia Boutella, George Sampson, Tom Conti KohËzgjatja: 90 m min Kompania: Entertainment One ORARI ÇMIMI KINEMAJA…

  • Akademia Marubi

    Në Marubi, filmi “Copie Conforme”

      Edhe këtë javë Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” si gjithnjë ka planifikuar shfaqjen e disa filmave të huaj. Ditën e mërkurë, datë 23 maj, ora 19:00, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në bashkëpunim me Ambasadën e Franceze në Shqipëri do transmetojë filmin “Copie Conforme” (Kopje e certifikuar) të regjisorit Abbas Kiarostami. Filmi është në frëngjisht me  subtitrat anglisht. Ditën e enjte, datë 24 maj, ora 19:00, është radha e filmit të përhershëm klasik nga kinematografia botërore. Të premten, datë 25 maj, ora 19:00, në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri, nga cikli mbi Film-Noir Spanjoll shfaqet…

Shqipëri

Rama MEta

“PS aleancë me LSI nëse ikën nga qeveria”

May 19, 2012

Kreu i opozitës, Edi Rama, ishte dje në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza në “Vizion Plus”, nga ku tha se do të bëjë aleancë me LSI-në nëse largohet nga qeveria. Më poshtë intervista e plotë.   Zot Rama, sot mbushen një vit që ju e keni humbur Bashkinë e Tiranës, mund të themi se keni fituar Partinë Socialiste? U mbushën një vit që Bashkia e Tiranës është pushtuar me vota të vjedhura, por nuk bëhet një vit që unë e kam fituar Partinë Socialiste, po bëhen disa vite më shumë dhe sot ndihem më i bindur se asnjëherë tjetër…

Edmond Haxhinasto

Haxhinasto në SHBA për Samitin e NATO-s

May 19, 2012

  Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, u nis sot drejt Çikagos, ShBA, ku do të marrë pjesë në Samitin e vendeve anëtare të NATO-s, në nivel të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive, që do të zhvillohet në datat 20 dhe 21 maj 2012.   Samiti i 25-të i NATO-s, do të fokusohet në tre çështje thelbësore të Aleancës: Angazhimin e saj në Afganistan në kuadër të ISAF-it, “Paketën e Mbrojtjes” dhe Partneritetet.   Ky është një ndër samitet më të mëdha në historinë e Aleancës, duke qenë se së bashku me aleatët, organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere…

Rumani maj 2012

“100 Vjetori i Pavarësisë”, bashkon diasporën në Rumani

May 18, 2012

Në kuadrin e aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada jonë në Bukuresht organizoi një aktivitet me pjesmarrjen e anëtarëve të Komunitetit të Shqiptarëve në Rumani, pasardhës të anëtarëve të delegacionit të këtij Komuniteti në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, pasardhës të firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë, Dhimitër Emanuel dhe Dhimitër Zografi, si dhe me studentë që studiojnë në Rumani. Qëllimi i aktivitetit me shqiptarë të diasporës në Rumani, si dhe me studentë ishte evokimi i rolit dhe kontributit të përbashkët të tyre për përgatitjen dhe shpalljen e pavarësisë para 100 vitesh, si një mesazh domethënës për…

TiranaPress

Teatri i Metropolit

“Petriti dhe Ujku” në Teatrin e Metropolit

Në datën 26 maj, ora 10:30, në sallën “Çehov” të Qendrës Kulturore Tirana, shfaqet baleti për fëmijë “Petriti dhe Ujku”. Petriti dhe ujku është një përrallë e kamotshme e stilizuar në balet. Edukative, me humor dhe plot moral. Një grup fëmijësh balerinë dhe një narrator që tregon fabulën, na serviren në një ambient ekzotik. Kjo përrallë-balet vjen nga koreografi Llaqi Nako. Skenografia dhe kostumografia është punuar nga Taulant Pustina.

Hirushja

Spektakël teatral për fëmijë që nuk dëgjojnë

Fondacioni Magis organizon në datën 23 maj, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Komedisë në Tiranë, në kuadër te projektit Diagnoza, një spektakël për fëmijë që nuk dëgjojnë. Gjatë këtij aktiviteti teatral laboratorik të integruar, fëmijë që dëgjojnë dhe nuk dëgjojnë do të do të recitojnë së bashku. Aktiviteti, i organizuar me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, do të mbyllet me spektaklin teatral “Hirushja” të Elma Delmazit, bazuar në versionin antik të operës. Luajnë nxënësit e institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë.

Street Dance 2

3D – Street Dance 2 në Imperial

Kur kercimtari me i mire i rruges  Ash (Hentschel), mposhtet ne skene nga skuadra amerikane Invincible(te pamposhturit),vendos te mbledhe kercimtaret me te mire nga e gjithe bota per te marre pjese ne garen e ardhshme. Synimi I tij eshte te sjelle nje risi duke nderthurur stile te ndryshme kercimi.Ash bie ne dashuri me nje balerine te bukur latine dhe  zbulon magjine dhe pasionin e kercimit gjate pergatitjes per pjesemarrjen ne finalen boterore te kercimit te rruges. Zhanri: Drame, Balet Regjia: Max Giwa, Dania Pasquini Skenari: Jane English AktorË: Falk Hentschel, Sofia Boutella, George Sampson, Tom Conti KohËzgjatja: 90 m min Kompania: Entertainment One ORARI ÇMIMI KINEMAJA…

Akademia Marubi

Në Marubi, filmi “Copie Conforme”

  Edhe këtë javë Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” si gjithnjë ka planifikuar shfaqjen e disa filmave të huaj. Ditën e mërkurë, datë 23 maj, ora 19:00, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në bashkëpunim me Ambasadën e Franceze në Shqipëri do transmetojë filmin “Copie Conforme” (Kopje e certifikuar) të regjisorit Abbas Kiarostami. Filmi është në frëngjisht me  subtitrat anglisht. Ditën e enjte, datë 24 maj, ora 19:00, është radha e filmit të përhershëm klasik nga kinematografia botërore. Të premten, datë 25 maj, ora 19:00, në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri, nga cikli mbi Film-Noir Spanjoll shfaqet…

Sara Capaliku Zeta Galeri

Footografia në galerinë “Zeta”

Në galerinë “Zeta” në Tiranë është hapur një ekspozitë fotografike e fotografes Sara Çapaliku. Ekspozita e quajtur “Underground” do të qëndroje e hapur deri në datën 19 maj. Sara Çapaliku ka marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arteve Vizive “Onufri 2010″. Galeria “Zeta” ndodhet në rrugën “Abdyl Frashëri”, Nr: 31, A/4, Hekla Center, Tirana. Galeria është e hapur nga e hëna në të shtunë, para dite 09:30-14:00 dhe pasdite 17:00-20:00 Tel:+ 3542266680; E-mail: info@zetagaleri.com; Internet: www.zetagaleri.com

Skultura

Skulptura në National Sport Park

Të rinjtë, 3D” është titulluar ekspozita me vepra të skulptorëve të rinj shqiptarë, hapur në “National Sport Park” në Tiranë. Ekspozita mbyllet në datën 21 maj. Veprat e paraqitura janë të stileve dhe shkollave të ndryshme, punime në gur, qeramikë, allçi dhe metal. Por ka edhe vizatime dhe fotografi. Artistët e rinj si Ardit Beli, Vladimir Kola, Zabit Coka, Zherion Xhaçka, Dorina Sula, Anisa Sala etj, janë me prejardhje nga treva të ndryshme të vendit, por të gjithë punojnë apo studiojnë në Tiranë. National Sport Park ndodhet në Rr. “Siri Kodra”, pranë

rtsh stina koncertore

Mbyllet stina koncertore e orkestrës së RTVSH

Të premten, më 25 maj, ora 19:00, në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, do të jepet një koncert italo-shqiptar, në të cilin Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të shoqërojë Assisincanto Chorus Girolamo Diruta. Në program është muzikë nga kompozi-torë italianë që kanë punuar dhe krijuar në qytetin italian Asiziti si Giacomo Carissimi, Domenico Stella, Albino Varotti dhe Alessandro Borroni. Ky koncert përmbyllës është fryt i një bashkëpunimi ndërmjet Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe Radio Televizionit Shqiptar për realizimin e katër koncerteve të Stinës koncertore 2012 të Orkestrës së RTSH-së, që u hap më 13…

Henri VI ne Teatrin Kombetar

“Henri VI” në Teatrin Kombëtar

Më datën 19 dhe 20 maj, ora 20:00, në Teatrin Kombëtar do të shfaqet pjesa e dytë e trilogjisë “Henri VI” e Shekspirit. Me një kast prej 23 aktorësh, mes të cilëve emra të njohur të teatrit shqiptar, “Henri VI” do të ketë për protagonistë kryesorë dy aktorë të rinj, Indrit Çobanin në rolin e Henrit dhe Ermira Hysaj në rolin e mbretëreshës Margaret. Mes personazheve, figura e Xhek Kejdit rebel luhet nga Bujar Asqeriu, dukesha nga Yllka Mujo, Bakingami nga Ahmet Pasha, kastit të aktorëve i shtohen edhe Vasjan Lami, Fatos Sela, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli, Dritan…

Forex Brokers Big Brother Albania 6 VGA To HDMI 2Pac Quotes