Lajmi i fundit:

Ribëhet shkolla “Eqerem Çabej” -

Tuesday, 29 January, 2013

Promovohet studimi “Amianti –Azbesti” -

Tuesday, 29 January, 2013

Qyteti antik i Persqopit -

Tuesday, 29 January, 2013

Si të qarkulloni në kryeqytet -

Tuesday, 29 January, 2013

Si të kaloni kohën në Tiranë -

Tuesday, 29 January, 2013

Ç’duhet të vizitoni në Tiranë -

Tuesday, 29 January, 2013

Konkurs fotografie dhe video -

Tuesday, 29 January, 2013

Festivali Shqiptar i Rrokut -

Tuesday, 29 January, 2013

TOB hapet me Gala Operistike -

Tuesday, 29 January, 2013

Si ta bësh për vete me 5 taktika -

Thursday, 24 January, 2013

“Epoka e Akullnajave 4” në kinema

Kush mendonte se versioni i Scrat ishte maja e argëtimit që mund të dhuronte saga “Ice Age” në shqip “Epoka e Akullnajave”, duhet ta harrojë atë që shkoi sepse kapitulli i katërt i serisë sjell akoma më shumë argëtim.

Filmi i katërt i sagës që është më spektakolar falë zhvillimit të teknikës dhe përdorimit të tredimensionalit, fillon projeksionet ditën e martë, dt 11 shtator në kinema Millennium.

Pa thënë asnjë fjalë, sikundër e do tradita, prej të paktën një dekade, Scrat shkakton një seri katastrofash që tronditin jetën e protagonistëve, mamuthit Manny e shoqes së tij Ellie, tigrin Diego dhe nuselalën Sid. Të gjithë së bashku gjenden para një aventure të papritur. Mjafton të mendosh për krijesa të ndryshme deti dhe piratë, por mbi të gjitha zbulimin e një bote të re.

Risia e madhe e këtij kapitulli është dinamika familjare e protagonistëve. Manny duhet të kuptohet me vajzën e tij adoleshente, një tip mjaft I vështirë. Edhe Sid gjendet ballë për ballë me prindërit që e kanë braktisur. Edhe Diego ka pjesën e vet në këtë pikë.

Zërat e personazheve kryesorë janë nga aktorët Ray Romano për Manny-n, John Leguizamo për Sidin dhe zëri i Diegos është nga aktori Denis Leary ndërsa mamuthja Elli vjen në zërin e Queen Latifah. Në këtë seri janë angazhuar me zërat e tyre edhe aktorët Alan Tudyk (Milton), Wanda Sykes (Granny). Filmi vjen me regjinë e Steve Martino, Mike Thurmeie dhe Carlos Saldanha ndërsa skenari edhe këtë herë mjaft zbavitësh është shkruar nga Michael Berg dhe Jason Fuchs. Buxheti për këtë film vlerësohet deri në 95 milionë dollarë. Por shpenzimet e prodhimit janë mbuluar disafish nga arkëtimet e filmit në mbarë botën. Deri në 19 gusht seria e re e “Ice Age” ia ka dalë të arkëtojë plot 800 milionë dollarë.

Në tërësinë e tij, “Epoka e Akullnajave 4” shkakton të qeshura, të fton në reflektim, të mallëngjen dhe të bën të ëndërrosh në të njëjtën kohë, pa rënë asnjëherë në tone artificiale. Filmi tingëllon origjinal i freskët, zbavitës, dhe befasues, duke kaluar cdo pritshmëri të mundshme. Veprimi ekulibrohet përsosmërisht me ndjenjat dhe çdo personazh zë vendin e tij pa errësuar pjesën tjetër të grupit.

 

Skeda e filmit

Titulli: “Ice Age: Continental Drift” 3D

Regjia: Steve Martino, Mike Thurmeier, Carlos Saldanha

Skenari: Michael Berg , Jason Fuchs

Aktorë: Ray Romano, Denis Leary, John Leguizamo, Queen Latifah

Kohëzgjatja: 88 minuta

Gjinia: Animacion, Aventurë, komedi

Sinopsi: Kataklizma kontinentale e shkaktuar nga Scrat i shtyn miqtë Manny, Diego e Sid që të përballen me aventurën më të madhe. Ata do të takojnë krijesa të ndryshme deti dhe do të luftojnë kundër piratëve, por mbi të gjitha do të zbulojnë një botë të re.

Rezervoni ne 2256354 dhe 2253655

ora 10:30 – 500 leke

ora 18:00 – 700 leke

Çdo të hënë çmimet janë 500 lek në të gjitha oraret.

Komentet janë të mbyllura.