Lajmi i fundit:

Ribëhet shkolla “Eqerem Çabej” -

Tuesday, 29 January, 2013

Promovohet studimi “Amianti –Azbesti” -

Tuesday, 29 January, 2013

Qyteti antik i Persqopit -

Tuesday, 29 January, 2013

Si të qarkulloni në kryeqytet -

Tuesday, 29 January, 2013

Si të kaloni kohën në Tiranë -

Tuesday, 29 January, 2013

Ç’duhet të vizitoni në Tiranë -

Tuesday, 29 January, 2013

Konkurs fotografie dhe video -

Tuesday, 29 January, 2013

Festivali Shqiptar i Rrokut -

Tuesday, 29 January, 2013

TOB hapet me Gala Operistike -

Tuesday, 29 January, 2013

Si ta bësh për vete me 5 taktika -

Thursday, 24 January, 2013

Pensionet/ Burrat 67, gratë 63 vjeç

Pensionet, pensioniste, pleq, pelqeri, mosha e treteLorina Mixha

Një projekt në formën e draftit paraprak qëndron gati për diskutim dhe miratim për një reformë të re në skemën aktuale të pensioneve. Drafti është përgatitur nga ekspertë të Financave dhe të Punës, duke marrë në konsideratë të gjitha sugjerimet e Bankës Botërore dhe ndërkombëtarëve lidhur me zgjidhjen e problemeve dhe hendekut ku është përfshirë sot skema aktuale e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Sipas këtij drafti, mosha e daljes në pension për meshkujt do të jetë 67 vjeç, ndërsa për femrat, 63 vjeç. Sipas ligjit aktual, burrat dalin në pension 65 vjeç, ndërsa gratë 60 vjeç. Në vitin 2002, burrat dilnin nw pension 60 vjeç, ndërsa gratë 55 vjeç. Gjatë këtyre dhjetë viteve, sipas reformës nga viti 2002, mosha e pensionit ka ardhur duke u rritur çdo vit me nga gjashtë muaj dhe pas dhjetë vjetësh, më 2013, shënohet fundi i reformës. Nga ky vit, të gjitha gratë dalin në moshën 60 vjeç në pension, ndërsa burrat duhet të kenë mbushur 65 vjeç. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, këtë vit pritet t’i shtohen skemës 7 mijë pensionistë më shumë, ndërkohë që debati dhe diskutimi për moshën e pensionit dhe reformën e re ka nisur nga viti 2012.

Drafti

Projekti i përgatitur nga ekspertët e financës rrit më tej moshën e daljes në pension. Drafti ka marrë si shembull modelin francez, pasi edhe në këtë vend, aktualisht legjislacioni lejon daljen në pension për burrat 67 vjeç dhe për gratë 63 vjeç. Kriza dhe problemet me skemën e sigurimeve ka sjellë debate këto dhjetë vitet e fundit për rritjen e moshës së pensionit. Vendet e rajonit kanë të njëjtën normë me Shqipërinë, për burrat mosha 65 vjeç dhe për gratë 60 vjeç. Projekti për rritjen e moshës së pensionit pritet të hidhet për diskutim dhe të miratohet përfundimisht pas zgjedhjeve, në muajin korrik. Deri tani, mosha e pensionit 67 vjeç njihet vetëm për profesorët dhe akademikët. Sipas legjislacionit në fuqi, një pjesë e profesorëve me tituj shkencorë dalin në pension në moshën 67 vjeç dhe jo 65. Sipas draftit të rritjes së moshës së pensionit por edhe sipas modelit francez, jepen disa mundësi dhe alternativa për trevjeçarin e fundit para daljes në pension. Puna me orar të shkurtuar, me kohë të plotë, por edhe me kohë të pjesshme, mundësi alternative për derdhjen e kontributeve. Këtë vit, numrit të përfituesve nga skema pritet që t’i shtohen 7 mijë pensionistë të rinj. Ndërsa çdo vit në skemë përfshihen rreth 20 mijë pensionistë të rinj, këtë vit parashikohet të jenë 27 mijë përfitues të rinj.

Nisma

Pak kohë më parë, zëvendësministrja e Punës, Filloreta Kodra, në Komisionin Parlamentar të Punëve Sociale, ka sqaruar se strategjia për reformimin e skemës së pensioneve është bërë gati por nuk ka gjetur konsensus politik për miratim dhe diskutim. Nga ana tjetër, anëtarja opozitare e komisionit, Eglantina Gjermeni, ka sqaruar se nuk ka asnjë draft fizik për të cilin të çelet diskutimi pasi dokumenti nuk është bërë publik. Opozita ka përfshirë në programin e saj një reformë edhe për sistemin e sigurimeve dhe pensioneve dhe sipas saj, strategjia e qeverisë do të ketë konsensus politik në rast se strategjia e qeverisë përputhet me atë të tyre. Nisma e qeverisë për reformimin e skemës së pensioneve vjen në një kohë kur subvencionet e buxhetit të shtetit ndaj saj kanë arritur në shifra maksimale. FMN kishte kërkuar rritjen e kontributit për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, duke rritur të ardhurat në buxhet, por qeveria mendon ndryshe. Reforma do të merret në kahun tjetër, atë të rritjes së moshës së daljes në pension duke ulur në këtë mënyrë shpenzimet e buxhetit të skemës.  / Shqip

Komentet janë të mbyllura.