Lajmi i fundit:

Ribëhet shkolla “Eqerem Çabej” -

Tuesday, 29 January, 2013

Promovohet studimi “Amianti –Azbesti” -

Tuesday, 29 January, 2013

Qyteti antik i Persqopit -

Tuesday, 29 January, 2013

Si të qarkulloni në kryeqytet -

Tuesday, 29 January, 2013

Si të kaloni kohën në Tiranë -

Tuesday, 29 January, 2013

Ç’duhet të vizitoni në Tiranë -

Tuesday, 29 January, 2013

Konkurs fotografie dhe video -

Tuesday, 29 January, 2013

Festivali Shqiptar i Rrokut -

Tuesday, 29 January, 2013

TOB hapet me Gala Operistike -

Tuesday, 29 January, 2013

Si ta bësh për vete me 5 taktika -

Thursday, 24 January, 2013

Si të aplikoni për llotarinë amerikane

Regjistrimet (aplikimet) për llotarinë e vitit 2014 duhet të dërgohen elektronikisht duke filluar në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), E martë, 2 Tetor 2012 dhe përfundojnë në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4) E Shtunë, 3 Nëntor 2012. Aplikantët mund të plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit të llotarisë në http://www.dvlottery.state.gov/ gjatë periudhës së regjistrimit. Aplikimet me letër nuk pranohen. Aplikantët janë të lutur të mos presin deri javën e fundit të regjistrimit të periudhës së aplikimit, pasi kërkesat e shumta mund të krijojnë mbingarkesë në sistem dhe vonesë të regjistrimit të aplikimit. Asnjë aplikim nuk do të pranohet mbas mesditës, Ora Ditore Lindore, më 3 Nëntor 2012.

Çfarё ёshtё Programi i Vizave tё Shumёllojshmёrisё?
Programi i Vizave të Emigrantëve të Diversitetit i autorizuar nga Kongresi i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs (SHBA) administrohet nga Departamenti i Shtetit çdo vit dhe bazohet në ligjet e SH.B.A.-sё. Ligji mundёson viza emigruese personave prej vendeve me shkallë historikisht të ulët emigrimi në Shteteve të Bashkuara. Pёr vitin fiskal 2014, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (të llotarisë). Shqipёria ёshtё njё nga vendet e kualifikuara pёr Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё DV-2014, qё do tё thotё se qytetarёt Shqiptarё janё tё pranueshёm pёr tё aplikuar pёr kёtё program.

Si funksionon Programi i Vizave tё Shumёllojshmёrisё?
Nё mbarё botёn, vendasit e vendeve qё kualifikohen pёr Llotarinё i plotёsojnё regjistrimet e tyre pёr llotarinё nё www.dvlottery.state.gov gjatё njё periudhe kohore prej 30 ditёsh, e cila zhvillohet pothuajse gjatё tё njёjtёs periudhё tё vitit. Pёr vitin 2012, kjo periudhё do tё fillojё mё datё 2 Tetor nё orёn 18:00 dhe do tё mbarojё mё datё 3 Nёntor nё orёn 18:00, me orёn nё Shqipёri. Aplikuesit, tё cilёt do tё regjistrohen online, do tё pёrzgjidhen nё mёnyrё tё rastёsishme nga njё kompjuter nё Qendrёn Konsullore Kentucky. Duke filluar nga data 1 Maj 2013, pjesёmarrёsit do tё mund tё kontrollojnё faqen e internetit nё www.dvlottery.state.gov nёse janё pёrzgjedhur, duke pёrdorur numrin e konfirmimit qё i shfaqet aplikuesit nё ekranin e kompjuterit pas regjistrimit tё suksesshёm pёr llotarinё. Ёshtё shumё e rёndёsishme qё tё ruhet numri i konfirmimit qё ju merrni pas regjistrimit fillestar elektronik! Juve do t’ju duhet ky numёr konfirmimi nё mёnyrё qё tё shikoni nёse jeni pёrzgjedhur apo jo pёr Llotarinё DV-2014.

Pёrse po e reklamoni Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё?
Ne duam tё rrisim shkallёn e njohurive rreth rregullave tё Programit tё Vizave tё Shumёllojshmёrisё dhe tё ndihmojmё Shqiptarёt tё bёjnё zgjedhjen e duhur pёr tё marrё pjesё apo jo nё Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё.

Ka disa gabime, si pёr shembull regjistrimi pёr programin e llotarisё mё shumё se njё herё, apo mospёrfshirja e njё anёtari tё familjes, tё cilat rezultojnё nё skualifikim tё menjёhershёm. Ne duam qё tё interesuarit tё njohin rregullat nё mёnyrё qё ata tё shmangin kёto gabime qё mund tё ishin shmangur lehtёsisht. Mёnyra mё e mirё pёr tё shmangur kёto gabime tё thjeshta , ёshtё qё tё lexohen rregullat e publikuara nё gjuhёn Shqipe nё faqen e internetit http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html.

Pёr mё tepёr, çdo vit ka Shqiptarё qё shfrytёzohen nga faqe interneti apo individё qё gjoja pёrfaqёsojnё Qeverinё e SH.B.A.-sё. Nuk ka asnjё pagesё pёr t’u regjistruar pёr Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё dhe tё vetmet faqe zyrtare tё Qeverisё Amerikane pёrfundojnё me “.gov”. Ne e kuptojmё se shumё Shqiptarё nuk e flasin gjuhёn Angleze dhe mund tё kenё nevojё pёr dikё qё t’i ndihmojё ata qё tё plotёsojnё regjistrimin pёr Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё. Nёse juve ju duhet ndihmё, ju duhet tё zgjidhni dikё qё ёshtё i besueshёm pёr ju dhe qё nuk do t’ju shfrytёzojё duke ju kёrkuar shuma marramendёse parash pёr tё plotёsuar regjistrimin tuaj nё Llotari. (Mbani mend qё Qeveria e Shteteve tё Bashkuara NUK ka vendosur asnjё tarifё pёr regjistrimin pёr llotarinё!) Ambasada dhe Qeveria Amerikane nuk mbёshtet asnjё noter, pёrshpejtues, ndihmues, apo palё tё treta. Nuk ka rёndёsi se kush e plotёson regjistrimin tuaj nё llotari; personi, emri i tё cilit ёshtё nё formularin e aplikimit pёr llotari duhet tё ruajё numrin e konfirmimit, sepse atij do t’i duhet ai numёr pёr tё kontrolluar nёse ka fituar.

Ku duhet tё aplikojnё njerёzit pёr Llotarinё?
E vetmja mёnyrё pёr t’u regjistruar nё Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё ёshtё qё tё plotёsohet formulari nё www.dvlottery.state.gov. Nuk ka asnjё tarifё pёr t’u regjistruar pёr llotarinё, por tё lexohen udhёzimet (nё shqip nё http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html) qё tё sigurohen nёse kualifikohen dhe qё e kuptojnё se si plotёsohet formulari pёrpara se tё plotёsohet formulari. Nёse personi nuk i ka kualifikimet e duhura pёr llotarinё, ai nuk do tё marrё njё vizё edhe nёse do tё jetё pёrzgjedhur pёr llotarinё.

Si do tё informohen pёr njoftimin zyrtar tё regjistruarit nё llotari?
Njoftimet zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit do tё bёhen VETËM nёpёrmjet Kontrollit tё Statusit tё Regjistrimit, i cili do tё jetё nё funksionim duke filluar nga data 1 Maj 2013 nё faqen e internetit tё Llotarisё www.dvlottery.state.gov. Tё regjistruarve nё llotari do t’u duhet tё pёrdorin Numrin e tyre tё Konfirmimit, nё faqen e internetit tё Llotarisё www.dvlottery.state.gov. MOS e humbni numrin e konfirmimit! Pjesёmarrёsit nё llotari qё do tё rezultojnё tё pёrzgjedhur NUK do tё njoftohen nёpёrmjet e-mailit. Nёse juve ju humbet numri i konfirmimit, Departamenti i Shtetit do tё mundёsojё njё mёnyrё qё ju ta rimerrni atё, por gjithsesi ju duhet ё tregoheni tё kujdeshsёm se me kё e ndani kёtё informacion.

Ku duhet tё aplikojnё njerёzit pёr Llotarinё?
E vetmja mёnyrё pёr t’u regjistruar nё Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё ёshtё qё tё plotёsohet formulari nё www.dvlottery.state.gov. Nuk ka asnjё tarifё pёr t’u regjistruar pёr llotarinё, por tё lexohen udhёzimet (nё shqip nё http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html) qё tё sigurohen nёse kualifikohen dhe qё e kuptojnё se si plotёsohet formulari pёrpara se tё plotёsohet formulari. Nёse personi nuk i ka kualifikimet e duhura pёr llotarinё, ai nuk do tё marrё njё vizё edhe nёse do tё jetё pёrzgjedhur pёr llotarinё.

Si do tё informohen pёr njoftimin zyrtar tё regjistruarit nё llotari?
Njoftimet zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit do tё bёhen VETËM nёpёrmjet Kontrollit tё Statusit tё Regjistrimit, i cili do tё jetё nё funksionim duke filluar nga data 1 Maj 2013 nё faqen e internetit tё Llotarisё www.dvlottery.state.gov. Tё regjistruarve nё llotari do t’u duhet tё pёrdorin Numrin e tyre tё Konfirmimit, nё faqen e internetit tё Llotarisё www.dvlottery.state.gov. MOS e humbni numrin e konfirmimit! Pjesёmarrёsit nё llotari qё do tё rezultojnё tё pёrzgjedhur NUK do tё njoftohen nёpёrmjet e-mailit. Nёse juve ju humbet numri i konfirmimit, Departamenti i Shtetit do tё mundёsojё njё mёnyrё qё ju ta rimerrni atё, por gjithsesi ju duhet ё tregoheni tё kujdeshsёm se me kё e ndani kёtё informacion.

A kualifikohet automatikisht çdokush që është përzgjedhur nga kompjuteri?
Jo. Për t’u kualifikuar për Llotarinë e Vizave tё Diversitetit, aplikantët anembanë botës duhet të plotësojnë kritere shumë të rrepta të kërkesave të kualifikimit nëpërmjet arsimit ose profesionit. Aplikantёt duhet tё bёjnё zgjedhjen e duhur nёse duhet tё aplikonjё apo jo pёr tё marrё pjesё nё Llotarinё e Vizave tё Shumёllojsmёrisё. Shqiptarёt, tё cilёt nuk kanё kryer njё arsim tё shkollёs sё mesme me kohё tё plotё qё tё jetё i barabartё me edukimin e shkollёs sё mesme nё SH.B.A. (4 vjet, me kohё tё plotё), nuk do tё kualifikohen bazuar nё kushtin e arsimit.
Edhe pse nё raste tё rralla ёshtё e mundur tё kualifikoheni bazuar nё eksperiencёn e punёs, duhet tё dini qё profesionet qё mund tё pёrdoren pёr kёtё kualifikim pothuajse gjithmonё kёrkojnё njё shkallё edukimi mё tё lartё se shkolla e mesme e kёrkuar pёr llotarinё.

Cili arsim mё kualifikon pёr Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё?
Bazuar në kërkesat për arsimin, i cili duhet të jetë i barabartë me arsimin e shkollës së mesme në Amerikë (4 vjet, me kohë të plotë), Shqiptarët që nuk e kanë mbaruar arsimin e shkollës së mesme me kohё tё plotё nuk do të kualifikohen për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Dëftesat e pjekurisë së arsimit me kohë të shkurtuar – pa shkëputje nga puna, shkolla e mbrëmjes, apo me korrespondencë, përfshirë edhe arsimin 5-vjeçar apo programe me afat më të gjatë (me kohë të shkurtuar – pa shkëputje nga puna, shkolla e mbrëmjes, apo me korrespondencë), nuk kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë (Llotarisë). Gjithashtu, dëftesat e arsimit profesional 3-vjeçar nuk kualifikohen për programin e Llotarisë së Shumëllojshmërisë. Edhe nëse ju e keni kryer shkollën e mesme pjesërisht me kohë të shkurtuar dhe pjesërisht me kohë të plotë, përsëri kjo dëftesë nuk ju kualifikon për Programin e Vizës së Shumëllojshmërisë.

Ju keni thёnё qё unё duhet tё pёrfshij nё aplikimin tim pёr llotari tё gjithё anёtarёt e familjes. Po nё rastin kur fёmija nuk jeton me mua, ose unё jam duke u divorcuar nga bashkёshortja?
Tё gjithё fёmijёt, thjeshtёrit dhe fёmijёt e birёsuar, tё cilёt janё nёn 21 vjeç, duhen pёrfshirё nё regjistrimin tuaj pёr llotarinё, edhe nёse ata nuk jetojnё me ju. Nёse ju nuk jeni ligjёrisht i ndarё nga bashkёshortja juaj, ju duhet ta pёrshini atё nё regjistrimin tuaj pёr llotari. Mbani mend qё thjesht fakti qё emri i dikujt ёshtё pёrfshirё nё regjistrim, nuk do tё thotё qё ai/ajo ёshtё i detyruar tё marrё pjesё nё procesin e aplikimit apo tё emigrojё nё SH.B.A. Pavarёsisht kёsaj, nёse ju nuk e pёrshini njё anёtar tё familjes nё regjstrimin tuaj pёr llotari, kjo do tё rezultojё nё skualifikimin tuaj.
Ju nuk duhet tё pёrshini njё bashkёshorte tё ardhshme nё regjistrimin tuaj elektronik nё rast se statusi juaj civil nё momentin e aplikimit ёshtё beqar, sepse kjo do tё rezultojё nё skualifikimin tuaj nё ditёn e intervistёs. Nёse anёtarёt e famijes suaj janё shtetas Amerikanё apo Banorё tё Pёrhershёm tё Ligjshёm nё momentin e regjistrimin tuaj elektronik pёr llotari, ju nuk keni nevojё t’i pёrfshini ata nё aplikimin tuaj.

Nёse unё jam pёrzgjedhur pёr Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё, ku duhet ta bёj pagesёn e Vizёs sё Shumёllojshmёrisё?
Ju do të paguani tarifën e procesimit të DV-së në të njëjtën ditë me intervistën tuaj zyrtare vetëm në Seksionin Konsullor, përveç rastit kur ju ndodheni nё SH.B.A. Në qoftë se intervista juaj do të jetë në Seksionin Konsullor tё Ambasadёs Amerikane nё Tiranë, ju do të duhet të paguani tarifën nё Ambasadё. Ju lutemi mos bini viktimë e emaileve mashtruese që ju kërkojnë të dërgoni para nё emёr të një individi me postë ose me shërbime të tilla si Western Union.

A do tё paguajё Qeveria Amerikane pёr strehimin tim nё SH.B.A., tё mё ndihmojё tё gjej njё punё, apo tё mё japё asistencё ekonomike pёr tё mё ndihmuar derisa tё pёrshtatem nё SH.B.A.?
Jo, aplikantëve të cilët pajisen me vizën e DV-së nuk u sigurohet ndonjë lloj asistence ekonomike, apo ndihmё federale. Gjithsesi, ne duam qё ju t’ia dilni me sukses nё Amerikё dhe tё kaloni njё tranzicion sa mё tё qetё, kёshtu qё nё disa raste ne mund t’ju kёrkojmё tё gjeni njё sponsor, i cili tё jetё dakord qё t’ju ndihmojё ju sapo tё mbёrrini.
Programi i Vizave tё Shumёllojshmёrisё u ofron atyre tё pёrzgjedhurve rastёsisht njё mundёsi tё mrekullueshme pёr tё emigruar dhe pёr tё filluar njё jetё tё re nё Shtetet e Bashkuara.

Komente
4 komente tek “Si të aplikoni për llotarinë amerikane”
  1. memli gjk says:

    une si qytetar i kosoves a mind te aplikoj per kete vize.te lutem te me pergjigjet ndokush?

  2. E Po aplikimet ku behen onlanj ne net apo tek ambasada amerikane edhe nje gje desha me te pyt un e kam mbaru shkollen profesjonale 5 vjecare te rregull hoteleri-turizem a kam te drejt aplikimi apo jo….Te lutem me ktheni pergjigje………?????

  3. triumf says:

    pershendetje , me intereson a kan drejt aplikimi edhe ata persona qe posedojn azil pra qe kan statusin e azilkerkusit ne evrop dhe jane te paisur me dokumente . flm