Lajmi i fundit:

Ribëhet shkolla “Eqerem Çabej” -

Tuesday, 29 January, 2013

Promovohet studimi “Amianti –Azbesti” -

Tuesday, 29 January, 2013

Qyteti antik i Persqopit -

Tuesday, 29 January, 2013

Si të qarkulloni në kryeqytet -

Tuesday, 29 January, 2013

Si të kaloni kohën në Tiranë -

Tuesday, 29 January, 2013

Ç’duhet të vizitoni në Tiranë -

Tuesday, 29 January, 2013

Konkurs fotografie dhe video -

Tuesday, 29 January, 2013

Festivali Shqiptar i Rrokut -

Tuesday, 29 January, 2013

TOB hapet me Gala Operistike -

Tuesday, 29 January, 2013

Si ta bësh për vete me 5 taktika -

Thursday, 24 January, 2013

Tregu çam drejt falimentit

“Jemi drejt falimentimit të plotë”. Kjo është “ulërima” që biznesi i vogël po vazhdon të lëshojë përditë e më shumë, por që nuk ka vesh qeveritar ta dëgjojë. Deputetët socialistë kanë vijuar takimet e tyre me përfaqësues të biznesit të vogël dhe tregtarë të ndryshëm duke u informuar prej tyre për gjendjen e tmerrshme ekonomike në të cilën ndodhen, por edhe duke i siguruar se kjo pas pak muajsh gjithçka do të ndryshojë me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste. Deputetja Ledi Shamku, e shoqëruar nga kryetari i PS-së për Njësinë Nr.10, Erjon Osmanaj, si dhe të zgjedhur socialistë në pushtetin vendor janë takuar me tregtarë e biznesmenë të vegjël në tregun çam.

Ata janë njohur me gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen këto aktivitete tregtare dhe rënien e vazhdueshme që i ka çuar ato në prag të falimentimit të plotë. “Jemi drejt falimentimit. Punë nuk ka. Unë sot duhet të kisha kaluar ne nivelin e biznesit të madh, të më rritej biznesi, dhe jo të shkoja drejt falimentimit. Klientë nuk kemi, sepse fuqia blerëse ka rënë shumë. Unë kam shumë vite që merrem me këtë punë, por tani biznesi ka rënë jashtë mase. Ne thjesht po mbijetojmë. Po hamë mallin që kemi pas marrë më përpara. Mundohemi të shesim, por s’kemi ç’të shesim ”, thotë një biznesmene që prej vitesh operon në këtë treg. Ajo shprehet se shpreson shumë që gjërat të ndryshojnë për mirë. Dhe garancia vjen nga deputetja socialiste e cila i thotë: “Shqipërinë do ta bëmë bashkë. Do ta çlirojmë biznesin e vogël dhe të madh.  Do ta çlirojmë nga hajnia dhe do të nisim punë me biznesin e vogël. Ne e kemi në programin ekonomik në të cilin është e shkruar e zeza mbi të bardhë se do të zerohet taksa e biznesit të vogël. Ne do të bëjmë një taksim të ndershëm”.

Pak më tej një tjetër grua e moshuar që shet veshmbathje duket krejt e pashpresë për aktivitetin e saj. “Tani jemi shumë keq. Nuk jam vetëm unë, po këtu janë të tërë që po mbarojnë”, shprehet ajo pa e fshehur pesimizmin e thellë që e ka kapur nga gjendja në të cilën ndodhet. Ngjitur me të është sërish një grua që thotë se taksat janë rritur shumë dhe se xhiroja e biznesit të saj ka rënë në nivelet më të ulëta të këtyre viteve të fundit.

Në përfundim të takimeve deputetja socialiste Ledi Shamku është shprehur për mediat: “Sot kemi ardhur në zemër të Tiranës, te tregu çam, te i cili punon një pjesë e madhe e biznesit të vogël. Nga ky treg ku kemi verifikuar gjendjen e biznesit, por edhe atë të taksave e tatimeve. I them Sali Berishës dhe atij pinjollit të vet që është në bashki që të mos rrejnë ditën për diell, sepse njerëzit përballen përditë me të vërtetën që është krejtësisht e kundërt nga ajo që paraqesin ata. Nuk vijnë këtu që të shohin se ka me të vërtetë një rrënim ekonomik, por i vënë detyrimet nga zyrat, sipas leverdisë së planeve të shumave që duhet të grumbullojnë. Ndërkohë që tregtarët na kanë treguar edhe një fakt tjetër akoma më të rëndë. Që taksidarët pasi nuk i pajisin qëllimisht me dokumentet që duhen, u sekuestrojnë mallin, të cilin më pas ua rishesin tregtarëve që ua kanë marrë. Ky është realiteti  rrëqethës.”.

Komentet janë të mbyllura.